Në vend që të torturohej nga rusët, 46-vjeçari ukrainas Andrii Matiazh, tregon se u dhunua barbarisht nga disa policë ukrainas, që ishin bërë bashkë me palën ruse.
Ai pretendon se është lidhur, rrahur e torturuar me elektroshok, nga policët ukrainas, gjatë kohës që është pushtuar fshati i tij nga rusët.
“Më torturuan” tha ai, duke folur në shtëpinë e tij në Volokhivka, e cila është rreth katër milje nga kufiri i Ukrainës me Rusinë- “Ata kanë qenë në forcat e policisë para pushtimit dhe më pas janë kthyer në anën ruse”.
Ukraina ka akuzuar forcat ruse për përdorimin e torturës në zonat që ata kontrollonin, duke thënë se më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur në pjesët e sapoçliruara të rajonit të Kharkiv, në verilindje të vendit.
Por pretendimet e z. Matiazh ndihmojnë për të ilustruar një sfidë të shtuar.
Autoritetet jo vetëm që duhet të hetojnë krimet e dyshuara të luftës nga pushtuesit rusë, duke përfshirë torturën, vrasjen dhe përdhunimin, por gjithashtu duhet të jenë vigjilentë për bashkëpunëtorët ukrainas.
Top Channel