Në mbyllje të vizitës në SHBA, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali kanë takuar ish-drejtorin e CIA-s dhe gjeneralin e ushtrisë amerikane, David Petraeus.

“Në përfundim të vizitës sonë në Uashington, ishte shumë kënaqësi të takonim ish-drejtorin e CIA-s dhe gjeneralin e Ushtrisë Amerikane, David Petraeus. Ai ka qenë komandant i forcave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe trupat shqiptare, në Irak dhe Afganistan”, shkruan Veliaj.

Në vizitën e tij në SHBA, Veliaj zhvilloi disa takime të rëndësishme me senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Mes takimeve, ishin dhe ato me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidatin për President të SHBA-së, senatorin Mitt Romney, kryetarin e Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA