“U cënua siguria kombëtare”/ Alarmi i Prokurorisë, ndalon mediat të publikojnë të dhënat e ekspozuara

19/09/2022 18:21

Prokuroria shqiptare ka pranuar për herë të parë se publikimi i dokumenteve nga hakerat iranianë ka cënuar sigurinë kombëtare.  

Policia e shtetit si reagim për publikimin e postës elektronike të ish-drejtorit Gledis Nano, ka treguar se ka nisur një hetim ndërkohë që lajmëron mediat që të mos publikojnë asnjë prej të dhënave që po publikojnë hakerat.

Sipas policisë, Prokuroria ka urdhëruar mediat te mos të mos publikojnë asnjë nga të dhënat e hakeruara, sepse në këto kushte do të kryejnë një vepër penale.

Një jave më parë kryeministri deklaroi se kur tha rrjedhja e të dhënave nuk ishte serioze

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”, shkroi Rama në një postim në Twitter.

Për të zbatuar këtë vendim prokuroria i ka kërkuar njësisë C, njësia operacionale për luftën kibernetike por ka kërkuar edhe bashkëpunim me Agjensinë e komunikimeve elektronike si dhe autoritetin e medias audiovizive që të sigurohen që mediat audiovizie, të shkruara apo online si dhe në rrjete sociale të mos publikohen asnjë nga dokumentet. Nëse dikush guxon të bëjë diçka të tillë, Policia thotë se do të nisë menjëherë një procedim penal, sipas njoftimit të lëshuar. Ky vendim i prokurorisë thuhet se bazohet në nenin 103 për ndalimin e publikimit të aktit.

Por në fakt neni 191 pika a e kodit të procedurës penale përcakton qartë se prokuroria nuk mund të ndalojë mediat të publikojnë të dhëna që tashmë janë bere publike. Ketë vendim e merr vetëm gjykata. Gjithsesi akti i paprecedente i prokurorisë dëshmon ndjeshmërinë e lartë të të dhënave të e-mailit të ish-drejtorit të policisë, si dhe rrezikshmërinë faktike të sulmit të hakerave, ndaj sigurisë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA