Viti i ri akademik rrezikon të mos fillojë në 17 tetor.
Pas pedagogëve të cilët kërkuan rritje pagash, këtë të hënë ishin studentët të cilët ju drejtuan kryeministrit me një kërkesë për mbështetje financiare për të përballuar në këtë kohë krize ekonomike shpenzimet studentore.
Ne nuk nisim vitin akademik në këto kushte. Xhepat e studentëve janë bosh.
Nëpërmjet një peticioni online brenda dy javëve të rinjtë kanë mbledhur më shumë se 6000 firma dhe listën me emrat e studentëve e dorëzuan në kryeministri ditën e sotme në orën 11.
Peticioni është organizuar nga grupi ‘studentët denoncojnë’ ku kërkojmë një shumë prej 100 euro kur kemi rritje të cmimeve të qirave minimalen e gjen në periferi 300 euro, janë rritur edhe cmimet e produkteve të shportës..
Në rast se kërkesa e tyre për t’u rimbursuar me 100 euro cdo muaj nuk plotësohet nga qeveria, ata propozojnë që të ulen kostot e studentëve me tarifën e studimit. Në të kundërt, paralajmërojnë protesta.
Top Channel