Zyrat e gjendjes civile kanë ndaluar së funksionuari në shumë qytete të vendit, duke përfshirë Lezhën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin dhe Vlorën.
Në Durrës sistemi online i gjendjes civile është jashtë funksionit. Ndërsa po punohet për rikthimin në punë të sistemit, në sportelet e gjendjes civile nuk ofrohet shërbim për qytetarët e interesuar për dokumentacion që lidhet me ndarjet, vdekjet, martesat e të tjera shërbime të nevojshme që ofrohen në sportele për qytetarët.
Në Lezhë dhe Elbasan gjithashtu ka pasur mungesë të sistemit, ku qytetarët nuk po marrin shërbime.
Edhe zyrat e gjendjes civile dhe ALEAT në Shkodër janë jashtë funksioni. Punonjësit thonë se sistemi nuk funksionon prej pak orësh dhe qytetaret nuk mund të marrin shërbimin e kërkuar. Në zyra, janë vendosur edhe tabelat informuese për qytetaret ku thuhet: Nuk funksionon sistemi.
Top Channel