“Nuk është problemi ynë por i nipave”/ Çfarë deklaroi babai i viktimës në Shkodër: Kam një javë që kërkoj shtëpi me qira, t’i largoja nga këtu (video)

19/09/2022 09:59

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por megjithatë babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen.

Dyshimet se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, përforcohen edhe nga deklaratat e babait të viktimës.

Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, ai mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë.”-  deklaroi i ati.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Erjon Xhenje 19 vjeç, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA