Pa lënë që të rrjedhë shumë kohë nga marrja në pyetje e Xhelal Mziut, ish kryetar i Bashkisë së Kamzës, SPAK ka thirrur për të pyetur Rakip Sulin, si denoncuesi i paraardhësit të tij në këtë detyrë.

Rakip Suli qëndroi përballë prokurorëve të posaçëm për gati tre orë për të dhënë detaje por edhe prova sipas tij mbi shkeljet e ish kryebashkiakut. Si numri një i kësaj bashkie në mbyllje të dhënies së dëshmisë, Rakip Suli i shpjegoi  në telefon Top Channel  se dha deklarime të imtësishme për kallëzimet që ka depozituar bashkia e Kamzës ndaj ish-zyrtarit, aktualisht me mandatin e deputetit.

“Dorëzova dokumenta shtesë”- u shpreh më tej Suli që kanë të bëjnë me  abuzimet me detyrën të Mziut . Nga ana tjetër ish-kryebashkiaku tanimë deputet i PD  pohoi më herët se dha deklarime për të cilat tha se ruan sekretin.

Megjithatë ajo që dihet jo zyrtarisht është se gati dy vjet më parë Mziu u denoncua për shpërdorim detyrë mbasi dyshohet se favorizoi subjekte private për leje zhvillimi dhe ndërtimi që ata të mos kalonin 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale.

Bashkia Kamëz pretendon se dëmi paraprak është 22 milionë lekë. Ndërkohë që denoncimi tjetër lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe licencimin e tyre edhe pse mungonin dokumentat e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA