Majoneza është një ndër salcat më të shijshme që mund të ekzistojnë. Edhe pse nuk duhet abuzuar me sasinë e saj, e pranojmë që na shijon aq shumë sipër patateve apo kur bëjmë sallatën ruse.
Por nëse nuk e dinit mjaoneza është po aq e dobishme jashtë kuzhine ashtu si brenda saj. Nëse ju ka mbaruar balsami i flokëve dhe përtoni të blini një tjetër, një lugë gjelle majonezë do të ketë po të njëjtin efekt. Aplikojeni nga rrënja tek majat duke masazhuar butësisht flokët dhe lëreni të veprojë për një orë. Kujdes, majoneza duhet përdorur para larjes. Ajo eleminon gjithashtu majat dyshe të flokëve.
Ndoshta këtë nuk e kishit çuar kurrë në mend, por majoneza përdoret gjithashtu për të hequr parazitët e kokës. Kjo teknikë përdoret kryesisht për fëmijët. Top Albania Radio shkruan se duhet të lyeni flokët e tyre me majonezë dhe lëreni të veprojë për dy deri në tre orë. Mbështillini me ndonjë kapuç ose napë që yndyra të mos depërtojë në pjesë të tjera të trupit. Para larjes krihni flokët me krehër me dhëmbëz të ngushtë. Majoneza gjithashtu ka një rol të rëndësishëm edhe në mirëmbajtjen e objekteve të shtëpisë, sidomos kur bëhet fjalë për mobiljet prej druri.
Nëse vini re shenja gërvishtjesh dhe të nxirash në tavolinën e gatimit apo dollap, mjafton t’i fërkoni me një furçë dhëmbësh dhe pak majonezë. Në fund përdorni një napë të thatë për t’i fshirë. Ndërkaq, të gjithë e dinë që salcat kanë data skadence, por shpesh ka konfuzion nëse mustarda, ketchup, uthull dhe salca të tjera duhet të ruhen në frigorifer ose të lihen në temperaturën e dhomës në qilar. Përgjigja ndryshon në varësi të erëzave. USDA ofron rekomandime për ruajtjen e të gjitha llojeve të ushqimeve dhe pijeve, duke përfshirë erëzat dhe salcat.
Top Channel