25/12 22:52
Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabetë II është larguar nga Westminster Hall dhe ka mbërritur në Westminster Abbey për shërbimin funeral shtetëror.
Rreshteri i Garnizonit, Majori Andreë Strokes po udhëheq formacionin, ndërsa familja ndjek marshimin.
Mbreti Karli III, motra e tij Princesha Anne dhe vëllezërit e tij, princat Andrew dhe Edward ndjekin pas arkivolin.
Gjithashtu pas arkivolit të mbretëreshës janë princat William dhe Harry, dhe Peter Phillips, i cili është djali i Princeshës Anne dhe një prej nipërve të tjerë të Mbretëreshës.
Pas tyre janë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore: kushëriri i Mbretëreshës, Duka i Gloucester-it, nipi i saj Earl of Snowdon dhe burri i Anne, Sir Tim Laurence.
Top Channel