Dokumenti i hakerave për sulm me bombë ndaj ambasadës shqiptare në Greqi/ Reagojnë autoritetet greke: Shumë zhurmë për asgjë!

19/09/2022 18:21

Shumë zhurmë për asgjë, kanë thënë autoritetet greke lidhur me alarmin për vendosjen e një bombe në ambasadën shqiptare në muajin prill të vitit 2021.

Të pyetura nga Top Channel, autoritetet greke thanë se nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese pranë kësaj ambasade. Personat e përfshirë në ngjarjen e përmendur nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit shqiptar, janë intervistuar nga autoritetet greke dhe kanë mohuar çdo mundësi për sulm terrorist.

Ndërkohë, në ambasadën shqiptare në Athinë, puna ka vazhduar normalisht.

“Homeland Justice” publikoi sot një tjetër dokument me të dhëna sekrete, rreth një sulmi të mundshëm, që ishte planifikuar të bëhej ndaj ambasadës shqiptare në Greqi.

Ky dokument i është dërguar Ambasadës Amerikane në Shqipëri, zyrës për çështjet rajonale, më datë 25 prill të 2021 ku thuhet se ishte sekret me një “afat klasifikimi” prej 15 vitesh.

Në dokument, thuhet se Drejtoria e Antiterrorit në datë 23.04.2021 është informuar nga shërbimet inteligjente në vend se ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, Greqi, ka indicie të pakonfirmuara se në datë 25 prill 2021, një grup shtetas shqiptarë prej katër personash kanë planifikuar të realizojnë/ndërmarrin një sulm me lëndë shpërthyese (ka dyshime se lënda shpërthyese është e llojit dinamit), ndaj selisë së ambasadës tonë në atë qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA