Biden, Truss, Macron mbërrijnë në kishën ku do të mbahet ceremonia mortore e Mbretëreshës, cilët janë liderët që do të marrin pjesë

19/09/2022 11:47

Qindra liderë të ndryshëm nga bota do të marrin pjesë ditën e sotme në funeralin mbretërot të monarkes ElisabethII.

Deri më tani në kishën ku do të mbahet ceremonia mortore kanë arritur:

Presidenti amerikan Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij Jill Biden,
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërrin me gruan Brigitte
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss
Ish-kryeministri Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie
Presidenti kanadez Justin Trudeau
Presidenti i Izraelit Isaac Herzog është gjithashtu në abaci
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është gjithashtu atje me gruan e tij Michelle
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern

Kush do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës?

Mbi 2.000 persona do të marrin pjesë në shërbesën në Kishën Uestminister, në krye me Mbretin Charles III dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e mbarë bota.
Ndërkaq, në shërbesën që mbahet në faltore e Shën Xhorxhit në Kështjellën Uindsor janë ftuar 800 mysafirë.

Në varrimin e Mbretëreshës, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar anëtarët e familjeve mbretërore nga Evropa dhe bota. Perandori i Japonisë Naruhito dhe Perandoresha Masako thyejnë traditën japoneze, duke marrë pjesë në funeralin e monarkes britanike.

Fëmijët e Mbretëreshës, Mbreti Charles III, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward qëndrojnë pranë arkivolit të nënës së tyre, teksa mijëra njerëz bëjnë nderime para arkivolit të monarkes britanike.

Po ashtu, Mbreti Willem-Alexander i Holandës, Mbretëresha Maxina dhe Princesha e Kurorës Beatrix kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në varrim merr pjesë edhe mbreti Philippe i Belgjikës, Mbreti Harald V i Norvegjisë dhe Princi Alberti II i Monakos.

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës – që ka anuluar një sërë ngjarjesh për të shënuar 50-vjetorin e saj në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II – do të marrë pjesë në varrim. Ajo është kushërira e tretë e Mbretëreshës britanike. Po ashtu, Mbreti i Spanjës, Felipe VI do të jetë i pranishëm me gruan e tij, Letizia. Edhe babai i tij, ish-mbreti spanjoll, Juan Carlos I – që abdikoi nga froni më 2014 – ka konfirmuar pjesëmarrjen në funeral.

Përveç presidentit amerikan, Joe Biden, Mbretëria e Bashkuar tha se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe liderë të tjerë në botë.

E pranishme do të jetë edhe gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Olena. Ftesën e ka pranuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka quajtur Mbretëreshën Elizabeth II si “mbretëreshë të përjetshme”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ai i Brazilit, Jair Bolsorano, po ashtu marrin pjesë.

Kina ka njoftuar se i pranishëm do të jetë zëvendëspresidenti, Wang Qishan.

Në mesin e 500 liderëve botërorë do të jenë edhe ata të Italisë, Gjermanisë, Izraelit, Koresë së Jugut, Irlandës dhe liderët e 56 shteteve të Komenuellthit.

Por, ka edhe ata që nuk janë ftuar. Për shkak të raporteve të tensionuara, Mbretëria e Bashkuar ka ftuar ambasadorët – jo krerët e shtetit – të disa shteteve, sikurse Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut.

Rusia dhe Bjellorusia janë në mesin e një grupi të vogël që nuk janë ftuar fare në varrim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj të cilit Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione për udhëtim, veçse ka thënë se nuk do të mund të marrë pjesë në varrim. Po ashtu, liderët talibanë afganë nuk janë ftuar, e as liderët e Mianmarit, Sirisë dhe Venezuelës.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, tha se varrimi shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II paraqet një sfidë “të paprecedent” sigurie, pasi qindra mijëra persona do të jenë në Londër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA