Arsyeja pse askush nuk e kishte parë ndonjëherë mbretëreshën shtatzënë, edhe pse ka lindur 4 fëmijë (fotot)

19/09/2022 17:39

Teksa britanikët bënin homazhe sot në funeralin e mbretëreshës, përdoruesit vigjilentë të rrjetit kanë vërejtur detaje kurioze nga ish-monarkja.

Ata thonin se asnjëherë nuk është publikuar ndonjë foto e mbretëreshës shtatzënë, siç kemi parë disa herë me mbretërorë të tjerë si Princesha Diana, Kate Middleton, apo Meghan Markle.

Porpër arsyen se nuk ka asnjë provë të Elizabetës II gjatë shtatzanisë, autoritetet thonë se kemi të bëjmë me rregullat ‘etiketës së shtatzanive mbretërore’ te cilet nuk lejojne shfaqjen e tyre, shkruan rrjeti britanik Unilad.

Populli shpesh pret që njoftimet e shtatëzanisë së mbretërorëve të ndiqen nga foto gruas shtatzënë që merr pjesë në evente publike.

Por nuk ka ndodhur kështu me mbretëreshën që ka sunduar për disa dekada.

Pallati mbretëror i mbajtur të heshtura shtatzanitë e monarkes dhe nuk ka pasur af foto të bebeve të sapolindura.

Mbretëresha raportohet se i ka lindur fëmijët e saj në pallatin mbretëror Buckingham Palace.

Sipas biografit mbretëror Andrew Morton, princesha Diana kishte zgjedhur më mirë spitalin edhe pse monitorimi aty dhe vëmendja e medias ishin të mëdha.

Njerëzit janë të çuditur që nuk ka foto të mbretëreshës në dukje shtatzënë, teksa një prej komentuesve shkruante: “Mbretëresha supozohet se ka lindur 4 fëmijë, asnjëherë nuk kam parë një foto të saj ku të duket se është shtatzënë! Por kur po lexoja atëherë për cështjen, mësova se nuk është ‘e përshtatshme’ që ajo të tregonte barkun e fryrë!

Një tjetër shtonte: “Mesa duket ishte një tabu të ishe shtatzënë, dhe ajo ishte gjithmonë e fshehur”.

“Madje ajo as nuk ka njoftuar ndonjëherë shtatzanitë e saj, përveç njoftimit se po ndalonte një periudhë nga detyrat mbretërore, dhe më pas shfaqej me një bebe!”

FOTO GALERI
1/3
Kjo foto nje muaj para lindjes se princit Andrew ne 1960 duket se eshte me e aferta per te pare mopnarken shtatzene

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA