Leicester City pësoi përsëri një humbje turpëruese 6-2 përballë Tottenham, me “dhelprat” që vazhdojnë të mbeten në kuotën e 1 pikëve pas shtatë javëve të zhvilluara.
Skuadra e Rodgers është zyrtarisht në krizë dhe me përfundimin e ndeshjes me “Spurs”, Leicester theu një tjetër rekord negative, pasi bëhet skuadra e parë që ka pësuar 22 gola pas shtatë javëve të para. “Dhelprat” përsa i përket rekordit negative të shënuar parakaluan skuadrën e Bolton të cilët në sezonin 2011-2012 kishin pësuar 21 gola pas shtatë javëve të para.
Sezoni i ri nisi me një barazim në shtëpi përball Brentford 2-2, dhe humbja e fundit ishte e gjashta radhazi për Leicester.
Në shkurtin e vitit 2017 Ranieri u shkarkua nga bordi i klubit, pasi regjistroi 5 humbje radhazi, dhe e njëjta gjë pritet edhe për Rodgers, pavarësisht se alternativat janë të pakta.
Sezonin 2015-2016 ishte historik për Leicester City, pasi me Ranierin në krye, skuadra u shpall kampione e Premier League, ndërsa tani “dhelprat” kanë prekur fundit dhe shpëtimi shihet në dy sfidat e radhës, fillimisht me Nottingham që ndodhen një pozicion më lart në renditje, me Leicester që do të kërkoj suksesin e parë për sezonin 2022-2023, dhe më pas do të përballet në transfertën e vështirë kundër Bounemouth.
Top Channel