SPAK do hetojë të shumëkërkuarin? Policia e shtetit i kërkon Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet

18/09/2022 12:11

Krerët e Drejtorisë së Policisë së shtetit i kanë kërkuar prokurorisë së Posaçme të nisë hetime për të zbardhur fatin e të shumëkërkuarit  Ervis Martinaj.

Ky veprim vjen pas kërkesë së kryeministrit Rama drejtuar kreut të ri të policisë Muhamet Rrumbullaku, në prezantimin e tij si drejtor i ri i policisë.

Gazetarja Anila Hoxha, bën me dije për Top Channel se krerët e policisë së shtetit dhe zyrtarët e SPAK, u kujdesën që takimi mes tyre të mos bëhej publik, duke qenë se ka detaje sekrete.

Mes tyre është diskutuar çështja më e “nxehtë e verës”, ku është kërkuar të merret në hetim nga SPAK duke qenë se po hetohet nga një prokurori e thjeshtë e vendit. Bëhet me dije gjithashtu se është diskutuar edhe për ish-efektivin Jeton Lami, i cili mund të merret në pyetje rreth kësaj çështjeje së shpejti.

Përpos kësaj kërkese,  Gjykata e Apelit do të bëje me dije masën për Jeton Lamin në ditët në vijim, i cili pas dëshmisë së tij mund të zbardhë shumë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dyshohet se është shoqëruar me Ervis Martinajn, gjatë kohës që ai ishte në kërkim dhe lidhja doli në dritë, kur familja e tij denoncoi zhdukjen pak javë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA