Sot dita e fundit e homazheve për mbretëreshën Elisabeth, çfarë pritet të ndodhë

18/09/2022 09:50

Sot është dita e katërt dhe e fundit e homazheve për Mbretëreshën Elisabeth.

Është dita e fundit ku qytetarët anglezë por jo vetëm, do të mund të vizitojnë arkivolin e Mbretëreshës, para se ajo të përcillet për në banesën e fundit.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet një minutë heshtje në orën lokale 20:00, ku njerëzit inkurajohen të shënojnë heshtjen privatisht në shtëpitë e tyre, në rrugë me fqinjët ose në ngjarje dhe vigjilje në komunitet.

Para heshtjes, një shërbim lutjeje do të mbahet në Kelpies dhe nëntëdhjetë e gjashtë fenerë – një për çdo vit të jetës së Mbretëreshës, do të lundrojnë në ujë.

Ndërkohë krerët e shteteve të ndryshme janë nisur drejt Londrës, ku do të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës.

Mbreti Charles III do të mbajë një fjalim me kryeministren Liz Truss në Pallatin Buckingham. Mbreti dhe Camilla, bashkëshortja e Mbretëreshës, do të presin gjithashtu krerët e shteteve dhe të ftuar zyrtarë jashtë shtetit për ngjarjen zyrtare shtetërore.

Gjatë ditës, kryeministrja Truss do të takohet me një sërë liderësh të huaj, duke përfshirë Taoiseach Micheal Martin, kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin polak Andrzej Duda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA