“Shmangni kontaktin me të huajt”, kështu ka paralajamëruar një zyrtar i lartë në Kinë, pasi vendi raportoi se kishte identifikuar rastin e parë me linë e majmunëve.
Shefi epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,tha të shtunën se kufizimet e vendit ndaj Covid-19 dhe kontrollet e rrepta kufitare kishin parandaluar deri më tani përhapjen e lisë së majmunëve .
Por autoritetet nuk kanë thanë nëse personi i infektuar ishte shtetas i huaj apo kinez.
“Është e nevojshme dhe e rëndësishme të forcohet monitorimi dhe parandalimi i lisë së majmunëve”, shkroi epidemiologu në postimin e tij, duke theksuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes përmes udhëtimeve ndërkombëtare dhe kontaktit të ngushtë. Qëndroni larg të huajve. Tha ai.
Por shumë e komentuan menjëherë deklaratën si diskriminuese dhe të dëmshme.
“Kjo është njësoj si kur filloi pandemia, kur disa njerëz jashtë shtetit shmangnin çdo person me shtetësi kineze që shihnin, nga frika,“shkruan shumë në rrjetet sociale.”Këto deklarata thjesht përkeqësojnë panikun publik.”
Ekspertët kinezë thonë se nuk ka gjasa që lija e majmunëve të shkaktojë një kaos të tillë si me Covid.
Megjithatë, ata kanë kërkuar vigjilencë të vazhdueshme, teksa disa ekspertë theksojnë nevojën për “mbikëqyrje të rreptë” .
Top Channel