Imazhi i një komete që nuk do të shihet më kurrë nga Toka ka fituar një çmim prestigjioz fotografie.
Fotografia tregon një pjesë të bishtit të kometës Leonard duke u shkëputur dhe duke u larguar nga sistemi diellor.
Kometa u pa shumë pak nga Toka pasi u zbulua në vitin 2021, por tani është larguar nga sistemi ynë diellor.
Observatori Mbretëror Greenwich në Londër drejton konkursin e Fotografisë Astronomike të Vitit dhe e quajti imazhin “të habitshëm”.
Imazhet janë shfaqur në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar Detar në Londër që nga e shtuna.
“Kometat duken ndryshe nga ora në orë, ato janë gjëra shumë befasuese“, shpjegoi fotografi fitues Gerald Rhemann, nga Vjena, Austri.
Fotografia është shkrepur në ditën e Krishtlindjes 2021 nga një observator në Namibi, vendi ku duken qiejt më të errët në botë.
Ai nuk e kishte idenë se bishti i kometës do të shkëputej, duke lënë pas gjurmë pluhuri.
“Isha i lumtur që e bëra foton, kjo është kulmi i karrierës sime në fotografisë”, tha ai për BBC News.
Astronomi Dr Ed Bloomer, pjesë e jurisë së konkursit, tha se imazhi ishte një nga fotografitë më të mira të kometave në histori.
“Astrofotografia e përsosur është përplasja e shkencës dhe arteve. Jo vetëm që është teknikisht e sofistikuar dhe e projekton shikuesin në hapësirën e thellë të errët, por gjithashtu është vizualisht tërheqëse dhe emocionale“, tha Dr Hannah Lyons, ndihmës kuratore e artit në Muzeun Mbretëror të Greenëich. Lajmet BBC.
Juria shqyrtoi mbi 3000 aplikime nga e gjithë bota.
Top Channel