Dhunuan me sende të forta 42-vjeçarin dhe tentuan të fshihnin ngjarjen, arrestohen tre persona në Sarandë

18/09/2022 09:42

Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Sarandë, pasi goditën me sende të forta një 42-vjeçar me inicialet E.K dhe tentuan të fshihnin ngjarjen.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.

Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe në 2 automjetet që këta shtetas posedonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 1 jelek muntifuksional, 3 palë doreza, 2 maska, 3 palë targa automjeti dhe 1 targë motori, 2 thika, 1 aparat për bllokim valësh, 7 aparate celulare, 10 karta SIM shqiptare dhe greke, 1 peshore elektronike, 210 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 9 fishekë dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, “Kanosja”, “Mbajta pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA