Paraqitjes së mirë të Ballkanit në Conference League më shumë se humbja e 3 pikëve, Ia veniti atmosferën frika dhe paniku nga incidenti që për pak mund të kish rezultuar fatal me krisjen e xhamit të pilotit.
Avioni i tyre që udhëtonin drejt Prishtinës u detyrua të kthehej mbrapsht për një ule emergjente.
Jetullah Kuqi, pjesë e stafit të skuadrës nga Kosova rrëfen për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa ngjarjen.
“Gjatë fluturimit drejt Prishtinës, në rreth 40 minuta udhëtim, stjuardesat po shërbenin ushqimin dhe për një moment filluan t’i largonin të gjitha, karrocën e ushqimit e dërguan në fund të avionit, u ulën vetë, na bën thirrje që të qëndronim ulur dhe të lidhnim rripat pasi do të bënim një ulje emergjence. Pastaj e morëm vesh që ka një defekt pasi doli piloti në radio dhe na tregoi që ka një problem shumë të vogël dhe do të kthehemi në Pragë përsëri.”
Mbërritja në pistën e Pragës dhe zbritja duke parë avionin në atë gjendje ishte momenti i panikut te të gjithë që përfytyronin se çfarë mund t’i kishte ndodhur, gjë që përforcohej edhe nga piloti.
“Zbritëm nga aeroplani aty dhe ai doli i fundit dhe na uroi ditëlindjen, na tha “happy birthday”, e kishte në kuptimin që kishim lindur për së dyti, kjo ishte mrekulli. Më pas nxori cigaren dhe falënderoi Zotin që i kishte dhënë sërish mundësinë për ta ndezur një të tillë”
Si për ironi të fatit e gjithë kjo mrekulli për rreth 80 anëtarët e bordit të avionit që transportonte skuadrën dhe dashamirësit e saj nga Kosova u shpëtuan nga një pilot serb.
“Emrin e kishte Sahsa ishte nga Serbia, po ai ishte pilot me eksperiencë. Kishte pasur edhe më parë një problem në udhëtimin nga Kosova drejt Gjermanisë, ku kishte mundur të ulte avionin me dy motorët me defekt në Lubjanë të Sllovenisë.”
Top Channel