Transseksuali mbipeshë nga Filadelfia, vdes gjatë performancës në ‘gay bar’ (fotot)

17/09/2022 20:22

Mjeku ligjor tha se sëmundjet e zemrës, obesiteti dhe diabeti sollën humbjen e ndjenjave dhe vdekjen në skenë në moshën 25 vjeçare, të një homoseksuali të veshur si grua që po kërcente e prezantonte në një bar në Philadelphia, SHBA.

Valencia Prime po kryente performancën e saj në barin Tabu Lounge më 12 shtator, kur u shemb pa ndjenja në skenë.

Prime, e cila e quante shpesh veten ‘Philadelphia’s Plus Size Dancing Diva’ (Diva mbipeshë e kërcimit në Filadelfia) vdiq gjatë prezantimit që po bënte në barin amerikan, të frekuentuar nga homoskesualë e lesbike.

Transgjinorja u dërgua më pas me urgjencë në spitalin  Jefferson ku dhe u shpall e vdekur.

Një faqe donacionesh e hapur për kontribute për funeralin kishte mbledhur rreth $12 000.

Në homazhet për të miqtë shkruanin: “Ajo ishte një person i dashur dhe një nga transseksulet më të famshme në Philadelphia”.

FOTO GALERI
1/5
Valencia Prime po kryente performancën e saj në barin Tabu Lounge më 12 shtator, kur u shemb pa ndjenja në skenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA