Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti duket i dashuruar me futbollistët shqiptarë, teksa pas elozheve për Nedim Bajramin, ka bërë të njëjtën gjë edhe për qendërmbrojtësin e Kombëtares, Ardian Ismajli.
“Ardianin e njoha këtë verë dhe mjaftoi një shikim për t’u kuptuar me njëri-tjetrin. Ka një karakteer të jashtëzakonshëm dhe shkon në fushë me sytë e një luftëtari, me shikimin e një tigri. Kemi mentalitet të njëjtë dhe nëse do të shkoja në luftë, do ta merrja padyshim në krah. Këto janë cilësitë e tij dhe e meriton padyshim momentin fantastic që po kalon”, deklaroi trajneri Zanetti, sipas SuperSport.
Ardian Ismajli pritet të mbajë peshën e repartit të prapavijës edhe në ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, pasi është i vetmi titullar i mbrojtjes në dispozicion të Rejës, duke qenë se Kumbulla, Gjimshiti e Dermaku mungojnë për arsye dëmtimi.
Top Channel