Në deklaratën e fundit, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi për fundin e pandemisë, shkaktuar nga Covid-19.

Nuk kemi qenë kurrë në pozitë më të mirë për ta bërë këtë. Nuk e kemi arritur ende, por fundi po shihet, tha Tedros Gebrejesus.

“Në Sars-Cov2 kemi akoma, në nivele shumë të ulëta, por ai do të vazhdojë të qarkullojë me valë që ulen e ngrihen. Por ajo që po shohim kohët e fundit është se çdo valë është gjithmonë e më e ulët. Dhe indikatori kryesor është numri spitalor. Numri spitalor aktualisht është I ulët, por nuk është zero. Nuk është e njëjta situatë me valët pandemike të kaluara për shkak të 3 elementeve, por unë do të thosha që janë 4. Së pari varianti Omicron dhe nënvariantet e tij kanë qenë më të buta se variantet që kishim më përpara, imuniteti kolektiv I krijuar qoftë nga imuniteti natyror, sepse e kemi kaluar sëmundjen 1 apo 2 herë gati të gjithë. Edhe vaksina ka rolin e vet, ndërsa mjekët kanë krijuar një ekspertizë, dinë ta trajtojnë më mire sëmundjen“, tha Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog.

Fundin e pandemisë nuk e parashikon dot askush, e sigurtë është që nga faza akute kemi dalë që në muajin mars dhe kur them ne, nënkuptoj komplet kontinentin, jo vetëm Shqipëria. Dhe si rrjedhojë ne nuk po shohim më ato dramat, që kemi patur më përpara.

Vjeshtën duhet ta shohim me kujdes, do e monitorojmë, pra nëse do të shohim nënvariante të reja që do të dalin, nëse do të shohim të dhëna klinike, që thonë se imuniteti është në rënie. Të gjitha këto pika, aktualisht që flasim, nuk janë shtruar për diskutim.

Sars Cov2 ka shkaktuar deri më tani vdekjen e mbi 3500 njerëzve, në vendin tonë.

“Sot fatmirësisht jemi në situatë të qetë në shkallë globale, jo thjesht në rang vendi. Kemi thënë dimrin e kaluar që do të jetë shumë më i lehtë se dimri i mëparshëm dhe e pamë. Edhe dimri që po vjen do të jetë edhe më i lehtë se dimri që kaluam së fundi me Omicronin“, tha mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA