Mesfushori spanjoll nuk ka dyshime: Te PSG fitoj Ligën e Kampionëve

17/09/2022 09:15

Mesfushori 25-vjeçar spanjoll, Carlos Soler la Valencian këtë verë për t’u bashkuar me Paris Saint Germain, teksa në një intervistë për mediat franceze deklaroi se erdhi në “Parkun e Princave” për të fituar Ligën e Kampionëve.

Soler spiakti me Valencian në 5 sezonet e fundit dhe kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, në Spanjë e jashtë saj, por zgjodhi pikërisht skuadrën e drejtuar nga trajneri Galtier për të vijuar karrierën.

“Arma ime më e fortë është që përshtatem shpejt dhe përmirësohem vazhdimisht. Kisha shumnë oferta këtë verë dhe e kasha vendosur të largohem për të luajtur në një ekip ku kam mundësi të fitoj trofe. Kur erdhi PSG-ja, nuk pata më dyshime, pasi dëshiroj të fitoj Champions Leaguen dhe në këtu kam më shumë mundësi t’ia dal. Është një kënaqësi të luash në “Parc des Princes” përkrah emrave si Messi, Mbappe e Neymar, ndaj jam gati të bëj më të mirën time”, u shpreh Soler./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA