Bayern Munich ndodhet në një moment “krize” në Bundesliga, ndërsa ra përballë Augsburgut dhe nuk njeh fitore që nga 21 gushti.
Bavarezët ndodhen në vendin e katërt në renditje dhe me skuadra të tjera që kanë mundësi ta kalojnë pas mbylljes së raundit të shtatë të elitës së futbollit gjerman.
Pas shumë vitesh dominim në Gjermani, është pothuajse e çuditshme të mos shohësh skuadrën bavareze të jetë në krye të renditjes.
Në shtatë javët e para të kampionatit, Bayerni ka mundur të marrë gjithsej tre fitore, tre barazime dhe një humbje.
Ndërsa nga ana tjetër në Champions League, kampionët në fuqi të Gjermanisë i kanë fituar të dyja përballjet e para të fazës së grupeve.
Në një situatë deri diku të tillë në Bundesliga , Bayern ka qenë para më shumë se 20 vitesh, në sezonin 2001-2002. Në atë kohë Bayern nuk fitoi në katër ndeshje radhazi midis nëntorit dhe dhjetorit.
Trajner i asaj skuadre të Bayern ishte Ottmar Hitzfeld dhe Borussia Dortmund ishte kampione e Gjermanisë./ Super Sport
Top Channel