Kapja e personave të shpallur në kërkim/ Aksion në Vlorë, momenti kur policia kontrollon makinën luksoze

17/09/2022 20:27

Drejtoria vendore e policisë së Vlorës e mbështetur dhe nga forcat e FNSH së Fierit, ka nisur një aksion për personat të shpallur në kërkim si dhe për armë mbajtje pa leje.

Aksioni po vijon në tre kryqëzime kryesore të qytetit të Vlorë, në hyrje të rrugës Transballkanike, në dalje të qytetit mbi spitalin Rajonal Vlorë si dhe rruga për në fshatin Kaninë, tre pika kyçe , ku shpesh herë kur ka pasur ngjarje autorët janë larguar nga këto rrugë. Aksioni vijon ende.

Policia ka ndaluar edhe një makinë luksoze në rrugë dhe ka kontrolluar personat që po udhëtonin me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA