Kafja dhe xhenxhefili janë dy produkte të cilësuara si superfuqi falë vlerave shëndetësore që ato kanë.
Ky kombinim fantastik jo vetëm që krijon një shije unike por është i aftë të mbrojë organizmin dhe të promovojë shëndetin e mirë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni mbi vlerat e shumëfishta që përfiton organizmi nga konsumimi i kafes me xhenxhefil si dhe mënyrën e përgatitjes së saj.
Të dy si xhenxhefili ashtu edhe kafja janë antioksidantë të fortë.
Kafja është produkti më i pasur me antioksidantë ndërsa vetitë e saj në dobi të shëndetit janë të panumërta.
Kafja cilësohet si një mike e mirë e shëndetit. Sipas studimeve më të fundit ajo mbron mëlçinë, diabetin e tipit 2 si dhe vepron kundër sëmundjes së Parkinsonit.
Nga ana tjetër, krahas kuzhinës, përdorimet mjekësore të xhenxhefilit janë të pafundme.
Si kafja ashtu edhe xhenxhefili janë jo vetëm antioksidantë të fuqishëm por gjithashtu veprojnë si antibakterial.
Xhenxhefili është përbërës i mbi 40 barnave farmaceutike.
Sipas të dhënave më të fundit që AgroWeb.org disponon, konsumimi i 3 gramë xhenxhefil pluhur për 30 ditë nga pacientët që vuajnë nga diabeti ka reduktuar në mënyrë domethënëse nivelin e lartë të glukozës në gjak.
Xhenxhefili ka efekte pozitive kundër sëmundjes së diabetit.
Kafja dhe xhenxhefili mbrojnë mëlçinë, shëndetin e veshkave, sistemin nervor qendror dhe shëndetin e syve.
Si ta përgatisni
Si fillim zieni 2-3 feta xhenxhefil në një filxhan e gjysmë çaji me ujë dhe lëreni të ftohet.
Më pas, shtoni në filxhanin e kafes suaj një lugë çaji nga lëngu i xhenxhefilit që keni përgatitur./AgroWeb
Ky informacion nuk ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine
Top Channel