Financimet ruse në partitë politike? Rama: Politika ka bërë zgjedhjet e veta. Drejtësia e trajtoi si çështje por s’i dha përgjigje

17/09/2022 11:25

Kreu i qeverisë ka reaguar sot për herë të parë, pas publikimit të raportit amerikan që riktheu cështjen e parave ruse në PD. Rama tha se kur PS denoncoi ngjarjen u pasua me një valë akuzash, ndërsa sot bëjnë të habiturin.

” PS financime ruse? Nga .. apo sërish është rast për të ndryshuar temën. Dua t’iu kujtoj juve, që po e trajtoni me të drejtë këtë temë, se kjo nuk është një temë e re, nuk është aspak e panjohur për ne, kur ne e kemi trajtuar e ngritur shumë prej jush, përfshi edhe ata që sot hidhen përpjetë se e konisderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme, na kanë përqeshur dhe askush përvec PS nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim.

Ka qenë një skërmitje e madhe, një front i madh i bashkuar politik dhe mediatik për ta mohuar me të qeshur këtë cështje dhe ja ku jemi sot. Kjo është një pyetje për prokurorinë e drejtësinë, politika ka bërë zgjedhjet e veta, po ashtu edhe mediat.

Drejtësia e ka trajtuar këtë cështje dhe s’i ka dhënë kurrë përgjigje. Është për të ardhur keq që shoh shumë të skandalizuar sot, sepse duhet të bënin detyrën e tyre.” tha Rama.

Top Channel