Evra: Jam penduar! Nuk do zgjidhja Francën nëse do kthehesha pas në kohë

17/09/2022 11:21

Patrice Evra është një person që nuk ka frikë të shprehë atë që i kalon në mendje.

41-vjeçari fitoi trofe me Manchester United dhe Juventusin, teksa fitoi një titull dhe luajti në finalen e Champions League me Monacon, ekip që e bëri të njohur dhe i dha mundësinë të debutonte me kombëtaren e Francës 18 vite më parë.

Evra ka lindur në Dakar të Senegalit dhe është rritur në Francë. Ai zgjodhi të përfaqësonte “Gjelat”, veprim për të cilin është penduar. “Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, do të zgjidhja të përfaqësoja vendin tim të lindjes, Senegalin, në vend të Francës”.

Kur isha i ri, prindërit më dhanë mundësinë të zgjidhja vetë kombëtaren me të cilën doja të luaja. Kisha lindur në Senegal, por zgjodha Francën, vendin ku u rrita. Më vonë e kuptova se zgjedhja u bë politike.

Një nga mësimet më të dhimbshme që kam nxjerrë nga ky vendim është se kur luan mirë dhe fiton je francez, ndërsa kur skuadra humbet ti konsiderohesh senegalez… “, deklaroi Evra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA