Xavi Hernández foli me superlarive për skuadrën e tij pas fitores së thellë 3-0 ndaj Elches.
Trajneri i “Blaugranave” kujtoi me keqardhje vetëm barazimin me Rayon në javën e parë dhe humbjen me Bayernin në Champions si dy episodet që “prishën” startin perfekt të sezonin.
Identiteti i Barçës: “Ne kemi ide shumë të qartë të lojës, jemi protagonistë në zotërimin e topit. Skuadra është përmirësuar që kur mbërritëm në nëntor. Por Barcelona është një provë e madhe. Duhet të vazhdojmë me përulësi dhe punë, duke qenë ekip dhe njëkohësisht familje”.
Balde: “Të gjithë janë të përgatitur për të luajtur çdo ndeshje, në jam ai që vendos. Jam i lumtur për të. Ai ka cilësi dhe personalitet të madh. Është e habitshme që një djalë 18-vjeçari luan në atë nivel. Ai është në gjendje të shkëlqyer fizike dhe do të na ndihmojë shumë. Kemi tre mbrojtës të majtë të një niveli të jashtëzakonshëm”.
Pedri: “Ai është një futbollist superlativ: e kupton lojën, bën diferencën me pasimin, nuk e humb topin… Ai është vendimtar, një nga më të mirët që ka ardhur këtu, garanci për të ardhmen. Duhet të kujdesemi për të dhe mendoj se po e menaxhojmë mirë skuadrën”.
Ansu Fati: “E shoh mirë. Dje që fola me të. E shoh të lumtur. Ne kemi një plani me të. Do të jetë i rëndësishme për skuadrën, nuk kam dyshime”.
Lewandowski: “Më ka habitur shumë në aspektin njerëzor. Ai është modest dhe profesionist. Nuk kishim dyshime për të tjerat.”/ Super Sport
Top Channel