Pensionisti bie për vdekje në ujëvarë para të bijave të tmerruara gjatë vizitës në shkëmbin piktoresk (fotot)

16/09/2022 16:23

Një baba 79-vjeçar ka rënë për vdekje nga 25 metra gjatë ekskursionit në ujëvarën e famshme të Purling Brook pranë brigjeve të Australisë, para dy bijave të tij të tmerruara.

I moshuari ishte duke ecur në kalimin e vështirë në anë të ujëvarës bashkë me dy bijat, kur besohet se ka rrëshkitur dhe ra fatalisht.

Megjithse të bijat zbritën shpejt në fund të shkëmbit për ta ndihmuar, burri vdiq nga plagët.

Dy vajzat u ngritën lart më pas me ndihmën e helikopterit të shpëtimit.

Burri fatkeq kishte ardhur nga Victoria të vizitonte bijat e tij në Queensland tha një përfaqësues i policisë për mediat: “Grupet e shpëtimit e lokalizuan më vonë burrin në fund të shkembit por fatkeqësisht u shpall i vdekur pak më vonë”.

Një dëshmitar tha për rrjetin vendas 9News: “Ishte shumë e trishtë, pamë një familjare të tij që dukej në gjendje të hutur pasi u ngrit lart”.

Shtegu i ekskursioneve njihet për rrezikshmërinë dhe në faqen e internetit ka paralajmërime ku thuhet: “Kujdes në shkëmbinjtë e ashpër dhe ujëvarën. Një rrëshkitje mund të jetë fatale e mund të shkaktojë plagosje të rëndë ose vdekje”.

FOTO GALERI
1/3
Një baba 79-vjeçar ka rënë për vdekje nga 25 metra gjatë ekskursionit në ujëvarën e famshme të Purling Brook pranë brigjeve të Australisë

Top Channel