“Një shenjë mbështetjeje”/ Zonja e Parë e Ukrainës do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës 

16/09/2022 12:57

Zonja e Parë e Ukrainës do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës, që do të mbahet këtë të hënë.

“Prania e Olena Zelenska është një tjetër shenjë e mbështetjes globale për Ukrainën, ndërkohë që Rusia është e izoluar. Britania është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës. Prania e saj në funeral është një shenjë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën.

Mendohet se ajo do të kthehet në vendin e shkatërruar nga lufta menjëherë pas funeralit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA