Përplasjet në jug të Libanit, katër ushtarë izraelitë humbin jetën, plagosen dy të tjerë
William dhe Harry do të qëndrojnë bashkë në krah të arkëmortit të Mbretëreshës në një ceremoni të veçantë që organizohet mbrëmjen e së shtunës bashkë me tetë nipërit dhe mbesat e saj.
Në eventin 15 minutësh, Duka i Sussex do të mbajë uniformën ushtarake që nuk e veshi gjatë procesionit funebër kur trupi i monarkes u zhvendos nga Pallati Buckingham në Westminster Hall, me kërkesë të Karlit të III.
Kjo konsiderohet si lëvizja më e fundit e pajtimit mes Mbretit dhe djalit të tij, marrëdhënia mes të cilëve u tensionua së tepërmi, pasi Harry zgjodhi t`i largohej detyrimeve mbretërore e ta nderonte jetën bashkëshortore larg vendit të vet të lindjes.
Në ceremoninë e së shtunës, nuk do të marrin pjesë as Kate Middleton, e as Meghan Markle. Princi i Uellsit do të shoqërohet nga Zara Tindall dhe Peter Philips ndërsa Duka i Sussex nga princeshat Beatrice dhe Eugenie.
Kaq i madh ka qenë interesimi i publikut për t`i bërë nderimet e fundit mbretëreshës, sa autoritetet u detyruan ta mbyllin për 6 orë hyrjen në Southwark Park, vendi nga ku nis radha e homazheve, për shkak se zona aty e ka mbërritur tashmë kapacitetin e plotë të saj. Radha zgjatej për 8 kilometra dhe pritja shkon deri në 14 orë.
Kjo nuk i ka shkurajuar aspak megjithatë të interesuarit, një nga të cilët i tha BBC-së: Çfarë janë 14 orë, mbretëreshën e shikoja si te ishte një njeri i familjes, si të ishte gjyshja, patjetër që do të presim.
Me qindra mijëra vetë presin të nderojnë Elizabetën e Dytë përpara funeralit të saj të hënën. Mbreti Karl udhëton drejt Uellsit për të dëgjuar ngushëllimet e ligjvënësve atje. Se bashku me të shoqen, Kamilën ai do të organizojë një pritje në Kalanë e Cardiffit, e më vonë, mbreti do të takohet me liderë fetarë në Pallatin e Buckinghamit.

Top Channel