Kryeministri indian Narendra Modi i ka thënë sot presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është një kohë lufte, shkruan agjencia amerikane Reuters, duke iu referuar pasigurisë së karburanteve dhe ushqimit, si shqetësimeve kryesore në botë.
“Unë e di se e sotmja nuk është një epokë lufte dhe kam folur me ju në telefon për këtë”, tha Modi për Putin gjatë takimeve në samitin e sigurisë së bllokut BRICS, duke shtuar se demokracia, dialogu e diplomacia duhet të bëjnë bashkë botën.
Sipas raportimeve Putin kishte thënë se e kuptonte shqetësimin e Indisë për luftën ne Ukrainë: “Unë e njoh pozitën tuaj për luftën në Ukrainë dhe i kuptoj shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur”.
Putin u takua dje dhe me presidentin kinez Xi Jinping me të cilin gjithashtu kishte pranuar shqetësimet e Kinës për luftën.
Modi e Putin folën në kuadër të takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, anëtarë të së cilës janë India, Kina, Rusia, Pakistani, Kazakistan, Kirgizstan, Taxhikistani e Uzbekistani.
“Tregtia jonë po rritet, falë furnizimeve ruse me fertilizues për tregjet indiane, shpresoj që kjo të jetë një ndihmë e madhe për sektorin bujqësor në Indi”, tha mes te tjerash Putin.
Top Channel