“Kosova u sulmua përmes e-albania”/ Berisha: Hakerat e kanë kthyer Shqipërinë në aeroport

16/09/2022 14:47

Sulmet kibernetike në të dy anët e kufirit mblodhën në vilën qeveritare në ish bllok dy kryeministrat shqiptarë të martën.

Emergjenca e takimit të Kurtit me Ramën shkaktoi zhurmë mediatike, por biseda mes tyre mbeti brenda katër mureve të vilës qeveritare në ish bllok.

Një vesh pas murit duket se e ka pasur Sali Berisha,  i cili denoncoi sot se Kosova po sulmohet nga Shqipëria përmes portalit E-Albania.

“Portali e albania është shndërruar në aeroport që bombardon sistemet në Kosovë i përdorur nga këta hackerat.  Ky është agresion ndaj dy vendeve. Absolutisht, kjo është e vërtetë. Këtë e thanë specialistë të fushës nga Kosova. Nuk isha në takim të kryeministrave. Por nga mediat njëri prej tyre është specialist i njohur, ata kanë të gjithë tregueset se sulmi vjen nga rajoni dhe njëri më kryesor është platforma digjitale e Shqipërisë”, tha Berisha.

Berisha është i bindur se hackerat kanë nën kontroll portalin e-albania, ndërsa akuzoi qeverinë Rama  për shkatërrim të sistemit të mbrojtjes digjitale.

“Koreja, grupe autonome ruse, me këtë pune merren çdo ditë. Bëjnë përshesh ato sisteme që nuk kanë mbrojtjen e duhur. TIMS s’ka asnjë lidhje me E-Albania, dhe aty ndërhyhet po rekrutove një oficer. Po e bërë agjent. S’po merrem me agjenturat, se kjo është e tmerrshme. Në Tims s’ka lidhje me E-albania. Mos u çudit që këta që kanë marrë 200 mln të kenë bërë çdo lloj marrëzie në gjoja sistemet tona. Si mund të sulmohet TIMS? Është sistem i mbyllur, dhe Adams. Ky është një shtet kashte!” Shpenzojnë miliona për gjelishtët dhe lënë  pa mbrojtje vendin”, tha Berisha.

Lufta digjitale për opozitën ndalet vetëm nga SHBA DHE NATO.

 

Top Channel