Video/ Roja humb ndjenjat papritur në podiumin e arkivolit të mbretëreshës në Londër (fotot)

15/09/2022 15:21

Një ushtaraku që bënte roje pranë arkivolit të mbretëreshës britanike i ranë sot të fikët papritur në sallën e pallatit të Westminster në Londër.

Mijëra njerëz kishin ardhur për të dhënë respektet e fundit ndaj monarkes që prej vdekjes së saj të martën në Balmoral të Skocisë.

Por dëshmitarët e sotëm mbetën të shtangur kur roja nisi të lekundej dhe të humbiste ekuilibrin para se të shembej përtokë, sic ka ndodhur në të tjera episode të ngjashme muajt e fundit në Britani e në botë.

Burri pati disa momente kohë teksa zbriti nga podiumi dhe të tjerë ushtarakë erdhën për të zënë vendin e tij.

Në momentet e rënies së zhurmshme përtokë klithma shtangjeje u dëgjuan nga të pranishmit që po mbanin radhë për të kaluar para arkivolit.

Arkëmorti ishte vendosur në një podium të ngritur të quajtur ‘katafalk’, dhe ruhet gjithë kohës nga Garda Mbretërore Yeoman.

Zhvillimi vjen teksa në rrugët e Londrës njerëzit ishin mbledhur për të shoqëruar udhëtimin e trupit të monarkes nga pallati mbretëror drejt sallës së Westminster.

Mbreti Karl, William e Harry erdhën sot për të bërë respekte, në një shërbesë të shkurtër për familjen mbretërore në sallë.

Princi Harry dhe i vëllai Princ William ishin së bashku me gratë e tyre Meghan e Kate teksa duket se kanë lënë pas mosmarrëveshjet për të respektuar kujtimin e gjyshes.

Ata qëndruan përkrah njëri-tjetrit në kortezhin 38-minutësh, teksa bashkëshortet udhëtonin në makina të veçanta.

Salla e Westminster do të mbetet hapur 24 orë deri mëngjesin e të hënës në 6.30, kur do të nisë dhe funerali shtetëror.

FOTO GALERI
4/5
Salla e Westminster do të mbetet hapur 24 orë deri mëngjesin e të hënës në 6.30, kur do të nisë dhe funerali shtetëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA