Çmimi i naftës është ulur ndjeshëm këtë të enjte.
Me vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet për 224 lekë litri, 8 lekë më pak nga sa ishte.
Ndërsa benzina është rritur me 6 lekë dhe prej pasdites së enjte do të shitet për konsumatorët për 198 lekë litri.
Çmimi i gazit edhe me vendimin e ri vijon të mbetet i pandryshuar dhe qytetarët do të vazhdojnë ta blejnë atë për 78 lekë litri.
Vendimet e Bordit të Transparencës:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Top Channel