Një 59-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar mallra dhe veshje kontrabandë.

Shtetasi me iniciale H.B. po udhëtonte me furgon, kur u ndalua në pranë hyrjes së tregut të Medresesë. Gjatë kontrollit u gjetën mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do t’i merrte 52-vjeçari me iniciale F. Q., pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA