Skender Minxhozi: Basha ishte politikani më i përkrahur i SHBA-së tani goditet nga amerikanët, është në të njëjtën situatë me Berishën

15/09/2022 22:07

Dikur politikani më I përkrahur nga SHBA-ja, tashmë po goditet nga amerikanët, Luzlim Basha duket se është future në një labirinth pa dalje.

Skendër Minxhozi është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story se dy demokratët, Berisha dhe Basha, kanë tashmë të njëjtin raport me SHBA-në, të dy të akuzuar për vepra të ndryshme, por pa prova të faktuara publikisht.

Minxhozi tha se në këtë histori e rrezikshme për ne si shqiptarë, është se a ka parti që kanë përfituar financime ruse.

Skendër Minxhozi: Unë mendoj se kjo është temë shumë tërheqëse e bën zhurmë, por Lulzim Basha në vitin e fundit ishte politikani më I përkrahur nga SHBA-ja dhe tani ai e shef veten të goditur po nga amerikanët. Pra amerikanët kanë një marrëdhënie shumë pragmatiste me emrat me liderat e me qeveritë. Në këtë histori e rrezikshme për ne si shqiptarë, se a ka parti që kanë përfituar financime ruse. Sa ngjan pozita e Berishës me të të Bashës me amerikanët. Janë shumë të ngjashme sa i përket raportit, janë dy të vërteta të pavërtetuara në rrugë ligjore. Berisha për korrupsion  ndërsa për Bashën financimi nga Rusia. Raporti I Berishës dhe Bashës me amerikan është shumë I ngjashëm në këtë moment. Pozita e tyre me amerikanët është e vështirë dhe shumë më e rëndë se një vendim gjyqësor, I cili e atakon në rrugë procedurale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA