Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës kërkon që Rusisë që t’i japë fund okupimit të centralit bërthamor të Zaporizhjës.
Kështu thanë diplomatët që morën pjesë në takimin me dyer të mbyllura, më 15 shtator, në Vjenë.
Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Rezoluta e miratuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) i bën thirrje Rusisë që “të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet kundër dhe në centralin bërthamor të Zaporizhjës dhe çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë”.
Bordi prej 35 anëtarësh e miratoi rezolutën me 26 vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, thanë diplomatët, duke shtuar se Rusia dhe Kina votuan kundër.
Rezoluta thotë gjithashtu se pushtimi ushtarak i uzinës rrit ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor që do të rrezikonte popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.
Ushtria ruse dhe korporata shtetërore bërthamore ruse, Rosatom, duhet të pezullojnë të gjitha aktivitetet në Zaporizhja dhe t’ua kthejnë kontrollin autoriteteve ukrainase, thotë rezoluta.
Më 6 shtator, në ditën kur gjashtë reaktorët e Zaporizhjës janë fikur pas granatimeve në afërsi të centralit bërthamor, inspektorët ndërkombëtarë kanë kërkuar marrjen e masave “urgjente”.
Centralit më i madh bërthamor në Evropë që është okupuar nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Top Channel