Sigurisht, çdo grua dhe çdo vajzë dëshiron të ketë flokë të shëndetshëm por jo gjithmonë është në dorën tonë që ato të duken përherë të kuruara e më shkëlqim.
Ka sezone kur flokët tanë bien dhe nuk duken edhe aq mirë sa ne do të donim. Por ekzistojnë disa ushqime të cilat nëse i konsumoni është e sigurt që do të keni flokun që gjithmonë keni ëndërruar.
Spinaqi është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve. Farat e kungullit janë një burim i mirë i zinkut, një element që ka për qëllim të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.
Avokado është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Patatja e ëmbël është një burim i mirë i biotinës ose vitaminës B7.
Ky produkt i bën flokët më të shëndetshme dhe më të dendura. Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë janë të pasura me vitaminë C, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj të ushqimit të përditshëm. Top Albania Radio shkruan se kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.
Periudha e vjeshtës përfaqëson një moment delikat në të cilin rënia e flokëve arrin majat më të larta të vitit. Shkaqet nuk lidhen me ulje-ngritjet e temperaturës dhe as nuk janë pasojë e zakoneve të këqija të verës, siç besohet shpesh.
Ndërkaq, nëse nuk e dini, edhe obeziteti lidhet me rënien e flokëve. Kjo sipas një studimi të publikuar në “Nature”. Një dietë me yndyrë të lartë, bllokon rigjenerimin e folikulave të flokëve dhe shkakton humbjen e tyre.
Top Channel