Tërmet në PD/ Basha: Gënjeshtër! Bardhi: Thashetheme! Paloka: Të hetohet

14/09/2022 15:06

Demokratët u zgjuan sot me lajmin se Moska i ka dhënë rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike përmes kompanive fantazmë, në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar. 

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja”, tha Basha.

Hijet e se shkruarës tronditën sërish Partinë Demokratike. I vënë sërish në akuzë për lobim rus, Lulzim Basha u përbetua se nuk ka marrë  kurrë asnjë qindarkë nga Rusia. Për Gazment Bardhi  ky është  lajm i vjetër.

“Është një lajm i njohur publik apo thashetheme apo akuzë e njohur prej kohësh, që ka marrë përgjigje nga institucionet. Nuk pashë ndonjë dokument apo të dhënë shtesë, të ndryshme nga ato që publiku shqiptar është njohur dhe më parë. Në 2017, nuk kam pasur asnjë funksion apo detyrë në PD”, tha Bardhi.

Por ne fakt lajmi, sipas Zërit të Amerikës, bazohet ne dokumente te reja, te sapo botuara, Edi Paloka, i cili në 2017 mbante postin e kryetarit të grupit parlamentar dhe sot kryetar i Këshillit Kombëtar të Berishës, kërkon hapjen e hetimeve te reja, për ish-shefin e tij, dhe këtu e kane mbështetur edhe figura të tjera që sot janë përkrah Berishës.

PD  kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar”, u shpreh Floriana Garo.

Jorida Tabaku mbrojti Lulzim Bashën duke i konsideruar riciklim akuzat për ish-kryetarin, por  mes mbështetësve  te linjës amerikanë Agron Gjekmarkaj ishte më i qarti.

“Kushdo që është I përfshirë të shkojë para drejtësisë”, tha Gjekmarkaj.

 

 

Top Channel