Mbreti i ri britanik Karli III ka dhënë një tjetër shfaqje zemërimi, kësaj radhe ndaj një stilografi me të cilin po nënshkruante gjatë vizitës në Irlandën e Veriut.
Monarku pati një pritje pozitive nga njerëzit në Belfast, teksa vizitoi dje rezidencën mbretërore Hillsborough Castle.
Por në pamjet që shpejt u kthyen në një “video virale”, 73 vjeçari fillimisht pranoi se kishte shkruar datën e gabuar, dhe i kaloi stilografin ‘bashkëshortes mbretërore’ Camilla.
Me pas teksa i kalonte mjetin e shkrimit, ai kuptoi se stilografi po rridhte bojë.
“Ç’është kjo drejt gjëje kështu …nuk e duroj dot,” tha ai, para se edhe 75 vjeçarja Camilla, pranoi se boja “binte kudo.”
Një tjetër stilograf u soll për Camilla, e cila nënshkroi librin ndërsa bashkëshorti i saj vijonte të fliste i nervozuar në sfond.
Duke fshirë bojën me një pecetë ai thoshte: “Nuk e duroj dot, çdo herë e njëjta gjë”.
Edhe dy ditë më herët Karli u filmua duke i bërë me shenjë i nervozuar ndihmësave të pastronin tavolinën ku do të nënshkruhej marrja e postit që e bënte mbret të Britanisë dhe Commonwealth, pas vdekjes së nënës Elisabeth.
Përdorues të rrjeteve sociale vinin në lojë gjestet: “Shërbëtorët duhet të pastrojnë tavolinën. Mos presin gjë që unë të lëviz gjërat?” shkruante një person në Twitter, ndërsa një tjetër shtonte, “Dita e parë e punës dhe u mërzit. LOL.”
Top Channel