Zlatan Ibrahimovic kërkon “pak më shumë durim” përpara se të kthehet në skuadër dhe të punojë nën urdhrat e Piolit. Ai i siguron fansat kuqezi se i duhet edhe pak për t’u bërë sërish pjesë e grupit:
“Jam mirë, duhet ende pak kohë para se të rikthehem në grup me ekipin, por e rëndësishme është që fillimisht të ndihesh mirë dhe më pas të rikthehesh për të luajtur”.
Ndërkohë, suedezi e inkurajon Milanin nga jashtë fushës, aq sa duket gati për t’u bërë trajner:
“Nëse them se dua ta bëj, atëherë do të më duhet ta bëj… nëse do të kisha menduar për të qenë trajner do të thotë gjithashtu se po mendoj të ndalem, por nuk është kështu. Jam ende i uritur dhe dëshira ime është të vazhdoj të jem i suksesshëm.”
Ndërkohë, Milani po lufton për të fronin e titullit dhe të shkojë sa më larg në Champions:
“Kërkoj nga shokët e mi rezultate çdo ditë, në stërvitje dhe ndeshje, si dhe shumë disiplinë. Do të ishte mirë të arrinim në fazën e 1/8-ave të Championsit, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, pa harruar kampionatin.. Më pëlqen të kem shumë shokë të rinj dhe të marr përgjegjësi”, tha Iba gjatë një eventi.
Në fund, një kujtim për Mino Raiolan:
“Për të kam vetëm kujtime të mira, do të mbetet në zemrën time dhe do të më mungojë përgjithmonë. Kam vuajtur shumë”.
Top Channel