Zjarri në ‘showroom-in’ e monopatinave elektrike lë 8 të vdekur në incidentin më të fundit në Indi (fotot)

13/09/2022 17:34

Një zjarr që nisi në një dyqan të madh skuterash elektrikë ka lënë të paktën tetë të vdekur dhe 11 të plagosur, njoftonte sot policia në Indi.

Incidenti vrasës është nga të fundit e këtij lloji në këtë vend, ku përfshihen mjete elektrike lëvizjeje.

Një seri zjarresh të skuterave elektrikë ka alarmuar qeverinë, edhe pse ajo përpiqet të promovojë përdorimin e mjeteve dy-rrotëshe për të luftuar ndotjen.

Hetimet paraprake kanë identifikuar qelizat e veçanta të baterive dhe modelet e tyre difektoze si shkaqe të katastrofës.

Zjarri i fundit shpërtheu mbrëmë në bodrumin e një hoteli ku ishte vendosur showroom-i i një dyqani mjetesh elektrike, në qytetin jugor të Secunderabad, tha policia. Zjarri ishte vënë më pas nën kontroll dhe një hetim ka nisur.

Shumica e të vdekurve ishin klientë të hotelit, i cili ishte përfshirë nga tymi masiv.

“Zjarri nisi në vendin ku ishin parkuar skuterat elektrikë,” tha kreu vendas i policisë Chandana Deepti për agjencinë Reuters.

“Nuk e dimë nëse nisi prej mbingarkeses së baterive por këtë do ta vendosin hetimet”.

Autoritetet nuk bënin të ditur identitetin e pronarëve të dyqanit apo kompanitë prodhuese të skuterave.

Policia e zjarrfikësit kishin përdorur shkallë e vinça për të evakuar njerëzit nga katet e larta të hotelit katër-katësh, teksa tym shihej që dilte nga shumë dritare të tij, siç tregonin imazhet e mediave.

“Ata që ndodheshin në katin e dytë e të tretë ishin mbytur nga tymi dhe shumica e viktimave vinin nga këto kate”, shtoi zyrtari.

Në mars India kishte nisur një fushatë kontrolli për sigurinë e skuterave eketrikë pas disa rasteve të rënda përfshi dhe një ku një burrë e e bija vdiqën nga zjarri në biçikletën e tyre elektrike.

FOTO GALERI
3/3
Në mars India kishte nisur një fushatë kontrolli për sigurinë e skuterave elektrikë pas disa rasteve të rënda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA