Varreza masive ku milionerët flakin avionët privatë të luksit e ku kalben gjuajtësit ushtarakë (fotot)

13/09/2022 16:35

Çdo gjë që ngrihet lart, bie përsëri poshtë, dhe kjo vlen dhe për këta avionë që janë lënë të kalben në këtë varrezë të pamasë hekurishtesh.

Vendi i fundit i flakjes së avionëve në Tailandë përmban dhe dy mjete private që dikur vlenin 80 milionë dollarë, si dhe dhjetra avionë të braktisur ushtarakë amerikanë.

Çuditërisht varreza e pazakontë në lindje të Bangkok, po kthehet në një atraksion turistik nga amatorët e avionëve të tjetër.

Tashmë vizitorëve u kërkohet 300 baht ($8) për të parë ish-avionët e luksit.

Shumica e veshjes së tyre të brendshme është hequr tashmë ndërsa mbetje të tjera shihen të përhapura në të gjithë hapësirën.

Megjithse ata nuk mund të fluturojnë më, disa investitorë studiojnë mbetjet për të pikasur nëse mund të risjellin në jetë ndonjë prej tyre.

Ndërkohë dy avionë të mëdhenj që më parë operoheshin nga linjat vendase Orient Thai Airlines, do të kthehen në bare të hapura.

Fotografi Dax Ward ka vizituar shpesh impjantin duke studiuar degradimin gradual të gjigandëve të hekurit.

Ai shpjegon: “Avionët kanë nisur të vendosen disa vjet më parë nga një investitor i huaj që supozohet se po krijonte një park të hapur, si në një formë skene për grupe muzikore”.

Por projekti rezultoi një deshtim dhe “investitori” e la vendin siç ishte.

Ai shton se numrat e regjistrimit të avionëve janë lyer me bojë dhe është e vështirë të deshifrohet se kur kanë dalë jashtë shërbimi.

Ai shtonte: “Është një varrezë shumë e mbrapshtë”.

Ndërkohë tre familje tailandeze janë vendosur të banojnë në trupat e avionëve dhe kanë nisur të punojnë si biletari për turistët që vijnë në impjant.

FOTO GALERI
1/10
Çdo gjë që ngrihet lart, bie përsëri poshtë, dhe kjo vlen dhe për këta avionë që janë lënë të kalben në këtë varrezë

Top Channel