Reforma territoriale, Taulant Balla: Ne i qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe

13/09/2022 10:47

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fund të mbledhjes së grupit se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.

Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se ka pasur propozime edhe për zvogëlim apo zmadhim të numrit dhe pafundmi është arrirë për t’i qënduar skemës aktuale.

“Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar është referuar dhe një informacion lidhur me atë që kanë konkluduar anëtarët tanë dhe ekspertët tanë përgjatë punës intensive të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale dhe mund t`ju informoj që të gjithë anëtarët dhe ekspertët tanë kanë konkluduar se mes propozimeve për një numër më të madh bashkish dhe propozimeve për më pak, besoj se edhe në seancat dëgjimore që janë zhvilluar ka pasur propozim edhe për zvogëlim edhe për zmadhim të numrit.

Kështu që në këtë këndvështrim nisur edhe nga fakti që vetëm 7 vite kanë kaluar nga reforma e fundit, nisur edhe nga fakti që të gjitha shërbimet publike në të gjithë territorin janë përmirësuar për shkak të kësaj reforme të Njësisë Administrative Territoriale.
Ne kemi përmirësuar edhe shërbimin online duke rritur aksesin e drejtpërdrejt të çdo qytetari dhe shumë e shumë arsye që në një moment unë, bashkë me kolegen Denaj o të marim një komunikim më të gjerë me ju për të shpjeguar të gjithë qëndrimin tonë.
Kemi konkluaduar që pozicioni ynë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Administrastive Territoriale do të jetë t’i qëndrojmë ndarjes aktuale administrative territoriale me 61 bashki dhe 12 qarqe.”- tha Balla nga Kryesia e Kuvendit.

Nga ana tjetër, grupimi Alibeaj në draftin e tyre të reformës territoriale, propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone.

Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

Top Channel