Reforma territoriale/ Alibeaj: Deklarata e Ballës sot provokim, kërkojnë të fitojnë në tavolinë zgjedhjet e 2023

13/09/2022 15:17

Një provokim e ka konsideruar Enkelejd Alibeaj, deklaratën e Taulant Ballës sot për reformën territoriale, i cili tha se socialistët i qëndrojnë hartës aktuale.

“Jeni njohur me një deklarim të Ballës, që pa qenë anëtar i komisionit të reformës territoriale, thotë në një mënyrë politikisht të papërgjegjshme që nuk do ketë asnjë ndryshim të reformës tërritoriale.

Ne i jemi futur kësaj reforme jo si një kërkesë e jona. Është një kërkesë që ka lindur më së paku që në 2014. Kjo e sotmja nuk ishte gjë tjetër vec se një provokim. Ne jemi nisur dhe kemi cuar në fund. Të bëjmë një reformë që të faktojë të gjitha dështimet spektakolare të reformës aktuale.
Prej kaq kohësh është një kërkesë e qytetarëve jo vetëm e jona.

Ka kaq shumë difekte që e bëjnë të nevojshme një reformë territoriale, ndaj e quaj një provokim. E kuptoj pse e bejne. Kanë thënë se do mbetet po ajo hartë, ishte synim për të fituar zgjedhje në2015 në tavolinë. Qenka skenari që edhe zgjedhjet e 2023 ti fitojnë në tavolinë. Kjo është një gjë që jo vetëm na vendos në një detyrim për ta cuar deri në fund reformën, por për t’i bërë thirrje të gjithë deputetëve të PD, pa dallim, që pot ë ketë një ridimension të reformës territoriale për të shkuar dhe për të mbështetur këtë që është interesi i shqiptarëve.” -u shpreh Alibeaj.

Deklaratat Alibeaj i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar te Kryesia e Kuvendit, ku krahas deputetëve mbështetës, ra në sy edhe pjesëmarrja e Xhelal Mziut, të cilit pak ditë më parë Sali Berisha i caktoi postin e drejtuesit politik të qarkut të Dibrës.

Top Channel