Protestë e thirrur nga Partia e Lirisë para inceneratorit të Tiranës/ I pranishëm Meta, Berisha mungon

13/09/2022 18:52

Protesta e parë e thirrur nga Partia e Lirisë u mbajt në inceneratorin e Tiranës në Sharrë këtë të martë.

Tubimit i është bashkuar edhe kryetari i partisë, ish-presidenti, Ilir Meta, sipas të cilit kjo protestë është e qytetarëve dhe se pika kyçe është afera korruptivee inceneratorëve.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një skenë krimi inceneratorin e Tiranës, gjatë fjalës në protestën e mbajtur në Tiranë.

Me tone të ashpra ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si drejtuesin e grupit kriminal që po vjedh shqiptarët.

Sipas tij ka një koordinim perfekt midis rilindjes dhe SPAK-ut për të blerë drejtësinë.

Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk ishte pjesë e protestës, ndërsa morën pjesë disa prej mbështetësve të tij.

Sipas opozitës, qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama është përgjegjëse e aferës së inceneratorëve, duke kërkuar largimin e tij.

Partia e Lirisë ka depozituar në SPAK dokumente dhe fakte që provojnë aferën kriminale sipas tyre të incceneratorëve.

FOTO GALERI
2/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA