Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një skenë krimi inceneratorin e Tiranës, gjatë fjalës në protestën e mbajtur në Tiranë.
Me tone të ashpra ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si drejtuesin e grupit kriminal që po vjedh shqiptarët.
Sipas tij ka një koordinim perfekt midis rilindjes dhe SPAK-ut për të blerë drejtësinë.
“Jemi në një skenë krimi, vijmë këtu pikërisht se u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron nuk e shikon, ndaj jemi këtu për të qenë dëshmitarë që nuk ka incenerator, nuk ka proces, gjithçka është një mashtrim i treguara dhe provuar me fakte dhe treguar në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile, analistë kurajozë të pashitur, Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi. Mjaft më me drejtësi me regji, në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon luftës kundër korrupsionit. Rama forma është kapja e drejtësisë për fyti që burgos fukarenjtë për fatura energjie. Rama ik është e tejkaluar, tani është Rama shporru, ne sot vijojmë denoncimin e e aferës më të zezë 438 milionë euro të provuara, është afera që zhvesh lakuriq shtetin e kapur prej fyti, që të babëzitur nga vjedhja. Bënë vendime të paligjshme në një vit, që nuk kontrollon një evazion fiskal, që shkojnë direkt në xhepat e tyre. Kemi përballë një organizatë kriminale ku drejtuesi është Edi Rama, më e madhja e parë ndonjëherë që realizon çdo ditë këtë vjedhje monstruoze, kjo organizatë drejton vjedhjen e vazhdueshme dhe oktapodin që vijon përmes rrugëve, ndërtimit të veprave bujqësore, në bujqësi e kudo. Ka koordinim perfekt midis rilindjes dhe SPAK-ut për të blerë dhe zgjedhjet vendore. Mos u përdorni më nga Edi Rama, mos u bëni, ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më çfarë humbet, Rama shporru! E vetmja zgjidhje që të vendosim drejtësinë është ngritja e popullit”, tha Meta.
Kujtojmë se ish-kryeministri, Sali Berisha nuk ishte pjesë e protestës.
Sipas opozitës, qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama është përgjegjëse e aferës së inceneratorëve, duke kërkuar largimin e tij.
Partia e Lirisë ka depozituar në SPAK dokumente dhe fakte që provojnë aferën kriminale sipas tyre të inceneratorëve.
Top Channel