PD i kthehet çështjes ‘Xhaçka’, dorëzon shkresën në Kuvend për ndërprerjen e mandatit

13/09/2022 11:05

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nuk e ka lënë mënjanë cështjen ‘Xhaçka’, ku kërkohet ndërprerjen e mandatit për ministren e jashtme.

Në një shkresë dërguar Kuvendit, Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me rend dite “vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të grupit paarlamentar të PD për ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Në shkresën e firmosuar nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Ervin Salianji, Greta Bardeli e Saimir Koreshi, kërkohet që mbledhja të mbahet ditën e nesërme, datë 14 shtator në orën 13:00.

Opozita pretendon se ministrja Olta Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj, ish deputeti Artan Gaçi, fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit.

Top Channel